Maqedoni

Zgjedhjet Presidenciale 2019, Blerim Reka mbajti tubim në Zhelinë

15.04.2019 13:25

Kandidati i pavarur për president, Blerim Reka, mbrëmë mbajti tubim në Zhelinë...

Reka foli për paperspektivën e të rinjve që ka zbrazur vendin dhe premtoi se do të punojë për parandalimin e integrimit në BE si shtet i zbrazur.
 
“Qytetarët po shpërngulen jo vetëm nga papunësia, por edhe nga korrupsioni institucional, nepotizmi. Nëse tani nuk e rikthejmë Republikën në binaret euro-atlantike, çfarë na duhet nesër anëtarësimi në BE si shtet i zbrazur kur veç më gjysma e popullatës do të jetë e “integruar” në BE. Si president i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të punoj në parandalimin e integrimit në BE si shtet i zbrazur. Për Maqedoninë e Veriut në BE, si shtet bashkë me qytetarët e saj”,- deklaroi kandidati i pavarur për president, Blerim Reka.
 
Mbështetje kandidaturës së Rekës i dhanë edhe krerët e ASh-së dhe Lëvizjes Besa, Zijadin Sela dhe Bilall Kasami.
 
“Flasin për koncept, cili qenka ky koncept, të shndërrohen si Amdi Bajrami herë me VMRO-në herë me LSDM-në për interesa të ngushta personale? Si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, asnjëherë nuk do të dalë nga goja ime ftesë që të përkrahim kandidat tjetër që nuk është i joni dhe nuk është shqiptar, natyrisht këtë e them me bindje, sepse ne kështu frymojmë dhe kështu jetojmë”,- tha kryetari i ASh-së,  Zijadin Sela.
 
“Shqiptarët janë të bashkuar rreth kandidaturës së Blerim Rekës, sepse këtë e kemi amanet nga dëshmorët dhe nga të parët tanë. Ftoj edhe përkrahësit e partive tjera ta votojnë Rekën, sepse liderët e tyre po mashtrojnë rreth kandidatit konsensual, ku ai shpeshherë ka thënë se është kandidat vetëm i LSDM-së”,- u shpreh kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.
 
Kandidati për president, Blerim Reka, sonte do të mbajë takim me banorët e Manastirit.
 
VISAR SADIKI