Maqedoni
Butel, grabitje e armatosur në filialin e NLB Bank
15.04.2019 14:26
Tre persona të armatosur në orët e hershme të mëngjesit.....

Tre persona të armatosur në orët e hershme të mëngjesit, kanë hyrë në bankë dhe kanë grabitur sipas informacioneve të para rreth 100 mijë euro. Grabitësit, siç raportohet, gjatë vjedhjes kanë gjuajtur me armë zjarri të tipit kallashnikov dhe pastaj kanë hyrë në veturë, me të cilën janë drejtuar kah Buteli.
Vetëm dy orë pas rastit te varrezat e Butelit është gjetur vetura e djegur e markës “Golf 5”, për të cilën besohet se është e grabitësve. Nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë se menjëherë pas denoncimit, shërbyesit policorë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje dhe në rrjedhë është hetimi për zbardhjen e rastit.
“Më 15.04.2019 në orën 10:36 minuta është denoncuar vjedhje nga ana e disa personave të armatosur në “Tutunska Banka”, në rrugën “Ferid Bajram”. Nga ana e grabitësve është sulmuar fizikisht personi me iniciale E. E. - 26 vjeç, që është i punësuar si sigurim në bankë. Persona të lënduar nuk ka. Menjëherë pas denoncimit, janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet e policisë për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit”,- thuhet në njoftimin e policisë.
Pas vjedhjes janë deklaruar edhe nga NLB Bank.
“Klientët që u gjetën në atë moment në filialin dhe të punësuarit të Bankës janë të sigurtë dhe në gjendje të mirë. Në këtë moment, Banka bashkëpunon me organet kompetente që në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase të zgjidhin rastin. Mjetet e klientëve tanë janë të sigurt, ngase Banka ka sigurim të plotë të pronës dhe mjeteve. Paralelisht po punojmë me organet hetuese për vërtetimin e dëmit të shkaktuar”,- thuhet në komunikatën e NLB Bankës.
ERSAN PAJAZITI
