Maqedoni
Zgjedhjet Presidenciale 2019, Siljanovska Davkova mbajti tubim në Veles
15.04.2019 15:34
Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, në tubimin e mbrëmshëm në Veles.....

Kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, në tubimin e mbrëmshëm në Veles kërkoi votën e qytetarëve për të shpëtuar nga, siç tha, pushtetin presidencial nga regjimi totalitar i pushtetit aktual. Akuzoi oponentin maqedonas se dha gjithçka në emër të BE-së dhe NATO-s, por nuk respekton ligjet dhe legjitimitetin e popullit, kriter që kërkon integrimi. Pa pyetur popullin dha himnin dhe kulturën maqedonase, tha Davkova. U betua se si kryetare e ardhshme shpesh do të flasë në parlament për problemet e qytetarëve.
“Më 21 prill mendoj se në mënyrë zgjedhore do t’i delegjitimojmë. Kuptohet ata që moti janë të delegjitimuar, sepse jolegjitime është të bësh diçka për të cilën nuk ke marrë mandat nga qytetarët në zgjedhje. Shfletoni programet e tyre. Askund nuk mund të gjeni se kërkojnë leje nga populli që ta ndërrojnë emrin edhe atë jo vetëm për përdorim ndërkombëtar por edhe për në shtëpi, emrin kushtetues e ndërrojnë. Do të përgjigjen një ditë! Nuk është etike kjo. Kjo është mazohiste që po ndodh, sepse nëse identiteti na është ruajtur, garantuar, por çka nëse nuk është himni pjesë e identiteti historik dhe nacional, jemi rritur me të, jemi gëzuar dhe respektuar. E turpshme! Kjo është pjesa e pandashme e identitetit tonë. Ndërsa, për “verioren” le të flasin dhe shkruajnë ata sa të duan, por ky nuk është emri ynë”,- tha kandidatja për presidente - VMRO –DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova.
Do të vijë dita kur ligjet në këtë shtet do të vlejnë për të gjithë njësoj, tha kreu i VMRO-së, Mickovski, e për këtë plan më e mira është kandidatja, Siljanovska Davkova.
“Gordana Siljanovska Davkova, si juriste, ka plan të qartë për reformat e vërteta në gjykatë, prokurori. Ka ekip që do të propozojë metodologji se si të zbatohen këto reforma. Kur të kthehet sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës, do të ketë investime, punësime të reja dhe fëmijët që migruan do të kthehen prapa në vend, do të ketë më tepër mjete në buxhet, për pensione, paga, për renovimin e spitaleve, kopshteve dhe shkollave. Ne na duhet drejtësi dhe këtë mund ta bëjë kryetarja e ardhshme, Davkova”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Pajtueshmëria dhe bashkimi janë më se të nevojshëm tani dhe me fitoren në presidencialet, tradhtitë i dërgojnë në pension politik, premtoi Mickovski.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
