Maqedoni
Zgjedhjet Presidenciale 2019, Pendarovski mbajti tubim në Shkup
15.04.2019 16:12
Kandidati për kryetar shteti i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni qeverisës, Stevo Pendarovski....

Kandidati për kryetar shteti i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni qeverisës, Stevo Pendarovski, mbrëmë mbajti tubim qendror në Shkup. Sipas tij, zgjidhja e çështjeve të hapura dhe integrimet evropiane janë çelësi për një të ardhme të sigurt dhe stabile.
“Me vite të tëra hapëronim në këto rrugë duke shpresuar se do të lirohemi nga regjimi, i cili e shkelte demokracinë dhe e robëronte funksionimin e lirisë dhe shtetit. Tani më kur jemi liruar nga regjimi, është koha të hapërojmë sigurt drejt rrugës së integrimit, zhvillimit ekonomik dhe avancimit shoqëror. Në këtë rrugë ne nuk jemi të vetëm, por hapërojmë të gjithë së bashku. Ne tani kemi një shoqëri për të gjithë dhe jemi krenarë që ky koncept garanton sukses dhe progres. Çfarë nacionaliteti jeni, cilës fe i përkisni, cila është gjendja juaj sociale, nuk kanë rëndësi. Do të jetë e rëndësishme për mua vetëm nëse dikush tenton tua marrë të drejtat që i keni, si qytetarë të barabartë të këtij shteti. Do të udhëheq politika të unitetit dhe jo të ndarjeve”,- theksoi kandidati për president nga LSDM dhe Koalicioni, Stevo Pendarovski.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se është që ta fuqizojmë erën e ndryshimeve pozitive.
“Unë nuk kam dilemë, se secili nga ne e di këtë. Por, për të udhëhequr përpara, të nderuar qytetarë, është përgjegjësi, kërkon aksion, kërkon vendimmarrje. Ja argumentet, në tavolinë janë. Krahasoni dhe dilni në votime. E dini se për zgjedhjet presidenciale censusi është i lartë dhe nuk është e mjaftueshme që ta mbështesim Stevo Pendarovskin ose te jemi kundër Gordana Siljanovskës”,- theksoi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Përfaqësuesi i BDI-së, Bujar Osmani, tha se Pendarovski është simbol i integrimit të brendshëm dhe i së ardhmes evropiane.
“Trokitni në çdo derë, takohuni me njerëz dhe si e si t’i bindni se vetëm duke krijuar ura lidhëse ndërmjet komuniteteve në institucionet më të rëndësishme të vendit ne mund të krijojmë premisa për barazi të plotë etnike, ekonomike dhe politike”,- u shpreh përfaqësuesi i BDI-së, Bujar Osmani.
Sipas LSDM-së, me votën për Pendarovskin, vendi do ketë president që na udhëheq përpara, do të kemi paqe dhe siguri.
FLUTURA LATIFI
