Libi, 147 të vrarë në Tripoli
Agjencia e shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara kanë bërë të ditur....

Agjencia e shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara kanë bërë të ditur se luftimet e vazhdueshme midis milicive rivale për kontrollin e kryeqytetit të Libisë, Tripoli, ka lënë së paku 147 njerëz të vrarë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se 614 njerëz janë plagosur po ashtu, prejse grupi i njohur si Ushtria Kombëtare e Libisë ka nisur një ofensivë të madhe ushtarake më 5 prill.
Misioni i OBSH-së në Libi u bëri thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin shkaktimin e dëmeve kolaterale në spitale, ambulanca dhe te punonjësit e shëndetësisë.
Mbi 18,000 njerëz janë zhvendour nga luftimet, bënë të ditur Kombet e Bashkuara. Libia është e ndarë midis qeverive rivale në lindje dhe përëndim, secila e mbështetur nga disa milici.
Luftimet e fundit kanë vënë përballë Ushtrinë Kombëtare të Libisë, të udhëhequr nga komandanti Khalifa Haftar, dhe milicitë e lidhura ngushtë me qeverinë në Tripoli, e cila mbështetet nga OKB-ja.
