ShBA, tetë të vdekur e dhjetëra të lënduar nga stuhitë

16.04.2019 11:54

Së paku tetë të vdekur dhe dhjetëra të lënduar, ky është bilanci aktual nga stuhitë që goditën disa shtete në jug të ShBA-ve....

Në Teksas, dy fëmijë, tre dhe tetë vjeç, vdiqën pasi një dru ra mbi makinën me të cilën po largoheshin për të shpëtuar nga stuhia. Vdekje u raportuan edhe në Misisipi, Teksas dhe Luiziana.
 
Disa të lënduar kanë pritur me orë të tëra për ndihmë, për shkak të pengesave nëpër rrugë. Paralajmërime për tornado u lëshuan edhe në Ohajo, Karolinë të Jugut dhe Virxhinia. Stuhitë kanë nisur të lëvizin tani drejt bregut lindor.