Komisioni për Sëmundje Infektive shpallet epidemi e fruthit në tërë vendin

16.04.2019 12:11

Komisioni për sëmundje infektive ka sjellë vendim për shpalljen e epidemisë së fruthit....

Komisioni për sëmundje infektive ka sjellë vendim për shpalljen e epidemisë së fruthit në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Një vendim i tillë është sjellë për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të personave të prekur nga fruthi, prandaj me këtë masë tentohet të ulet përhapja e fruthit.

Rreth 70 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës në të gjithë vendin. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se 7 prej rasteve të personave të prekur me fruth janë në gjendje kritike.

Masat që deri më tani vlenin për Shkupin dhe qytetet tjera ku ishte shpallur epidemi e fruthit tani do të vlejnë për tërë vendin. Kjo do të thotë se fëmijët e pavaksinuar nuk do të pranohet në çerdhe si dhe është propozuar që mosha minimale për vaksinim të ulet nga 12 në 6 muaj.

Masa përfshin edhe vaksinim të obliguar me dy doza të gjithë personelit mjekësor. Për epideminë e morbileve është njoftuar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas kësaj organizate, numri i rasteve të fruthit, të raportuara në mbarë botën në tre muajt e parë të vitit 2019, është trefishuar në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar.