Veljanovski ftohet në prokurori për “27 prillin”
Ish kryetari i kuvendit, Trajko Veljanovski, sot është thirrur në Prokurorinë Themelore...

Ish kryetari i kuvendit, Trajko Veljanovski, sot është thirrur në Prokurorinë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion, ku është njoftuar me dëshmitë për rastin e dhunës së 27 prillit në kuvend.
Në dalje nga prokuroria, Veljanovski shkurt tha se është ftuar dhe i është përgjigjur ftesës së prokurorisë.
Ai akuzohet si një nga organizatorët e dhunës së 27 prillit të vitit 2017, së bashku me ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, si dhe ish zyrtarët tjerë, Mile Janakievski, Spiro ristovski dhe Nikolla Boshkovski, për çka janë të dyshuar për veprën penale “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së vendit”.
Kohë më parë gjykata me propozim të prokurorisë kërkoi paraburgim, por kuvendi pas disa vërejtjeve procedurale nuk votoi për t’i hequr imunitetin e deputetit, Trajko Veljanovskit, prandaj ai vazhdon të mbrohet në liri.
