Dibër, grabitje e armatosur në një kazino

16.04.2019 12:41

Një person i maskuar dhe i armatosur mbrëmë ka grabitur një kazino në Dibër....

Sipas burimeve të policisë, autori ka hyrë me dhunë në objekt dhe nën kërcënim të armës ka detyruar të punësuarit që t’ia japin të gjitha paratë që janë gjendur aty.
 
Autoritetet po merren me shqyrtimin dhe zbardhjen e rastit, deklarojnë nga SPB në Ohër. Në procedurë hetimore  do të përdoren edhe kamerat e sigurisë.