Maqedoni

OBSh: Rastet e fruthit u trefishuan në 2019-n

16.04.2019 14:49

Fruthi nuk është kthyer në problem vetëm në Maqedoninë e Veriut....

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se numri i rasteve të fruthit në mbarë botën në tre muajt e parë të 2019, është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, OBSh druan se numri aktual mund të jetë shumë më i madh, pasi vetëm një në 10 raste globalisht raportohen.
 
Afrika ka dëshmuar rritjen më dramatike prej 700%. Ukraina, Madagaskari dhe India janë vendet më të prekura nga kjo sëmundje, me dhjetëra mijëra raste të raportuara. Që nga shtatori, së paku 800 persona kanë vdekur nga fruthi vetëm në Madagaskar.
 
Sëmundja ka prekur edhe Brazilin, Pakistanin dhe Jemenin, duke shkaktuar shumë vdekje – kryesisht në mesin e fëmijëve të vegjël, thonë nga OBSh, nga e cila përkujtojnë se sëmundja është krejtësisht e parandalueshme me vaksinat e duhura.