Maqedoni
Faljet për “27 prillin”, Han: presidenti, larg proceseve gjyqësore. Rekomandimi pozitiv, Han: është interes edhe i Unionit
16.04.2019 17:22
Përderisa presidenti në largim, Gjorge Ivanov, ende nuk ka vendosur për faljen e kërkuar nga të dënuarit e “27 prillit”...

Përderisa presidenti në largim, Gjorge Ivanov, ende nuk ka vendosur për faljen e kërkuar nga të dënuarit e “27 prillit”, komisioneri për zgjerim, Johanes Han, adreson porosi të qartë, që ai mos të ndërhyjë në proceset gjyqësore.
Në intervistën për gazetën “Nezavisen”, Han thotë se Ivanov duhet të qëndrojë larg gjyqësorit.
“Sikurse në rastet e ngjashme paraprake, mund vetëm të apeloj presidentin në largim, Gjorge Ivanov, të mos ndërhyjë në procedurat gjyqësore që po proceduohen”,- porositi eurokomisioneri për zgjerim, Johanes Han.
Eurokomisioneri Han gjithashtu ka komentuar edhe rekomandimin që duhet të marrë vendi në qershor për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Han thotë se dhënia e rekomandimit pozitiv për Maqedoninë e Veriut është interes edhe i Unionit.
“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është interes edhe i Unionit. Kjo krijon stabilitet, prosperitet, si dhe shoqëri demokratike. Do të ishte e papërgjegjshme nëse BE nuk përmbush premtimet e dhëna, jo se kjo do të çonte mbrapa reformat, por edhe për shkak të konkurrentëve tanë në rajon, siç janë Kina, Turqia dhe Rusia. Këto shtete kanë vlera ndryshe dhe do të mund të shfrytëzonin hamendjen tonë për të zgjeruar ndikimin e tyre në rajon”,- shprehet Han.
Han ka apeluar të respektohet Marrëveshja e Prespës, e njëjta të mos viktimizohet për shkak të interesave politiko-partiake tanimë në fushatën presidenciale.
Ky dokument, sipas Han, duhet të jetë i pakthyeshëm, sikurse reformat në sferat me prioritet për BE-në.
MERAL ISMAILI
