Janë legalizuar 100 mijë objekte
Në Agjencionin e Kadastrës së patundshmërive sot u nda vërtetimi për legalizimin e objektit të 100 mijtë, në kuadër të proektit për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje....

Fletpronësia e 100 mijtë nga Minsitri i Transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski ia ndau një qytetari nga komuna e Kisalla Vodës, për shtëpi të ndërtuar para 38 vitesh.
Njëherit u bë e ditur se më së shumti vendime për legalizim janë dhënë nga komuna e Prilepit, ku janë legalizuar 8 mijë e 230 objekte, ndërsa në komunat e shkupit gjithsejt janë legalizuar 32 mijë e 710 objekte.
Njëherit Minsitri Janakievski I ftoi të gjith qztetarët dhe kompanitë deri më 31 dhjetëroë të vitit 2015 të parashtrojnë elaboratet gjeodezike që të mund të legalizohen edhe objektet e tyre.
Poashtu drejtori I Agjencionit të Kadastrës Sllavço Tërpevski bëri të ditur se në dy javët e kaluara janë pranuar 120 kërkesa për përgaditjen falas të elaborative gjeodezike, për personat që janë shfrytëzues të ndihmës sociale, ndihmës së përhershme ose të ardhura bruto në nivel vjetorë prej 168.000 denarë.
