Botë

Trump njeh rivalin e parë republikan

16.04.2019 19:53

Teksa kandidatët demokratë për zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë nisur të zyrtarizohen, presidenti Donald Trump....

Teksa kandidatët demokratë për zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë nisur të zyrtarizohen, presidenti Donald Trump njeh edhe sfidantin e parë brenda republikanëve. Ish-guvernatori i Masaçusets, Bill Weld zyrtarizoi kandidaturën e tij për presidencialet e 2020-ës. Përmes një videoje promocionale 73-vjeçari shprehu dallimet mes tij dhe Donald Trump.
 
Bill Weld – kandidat për presidenti i SHBA-ve: Mendoj se nëse do të kemi edhe 6 vjet të tjerë me të njëjtin staf në Shtëpinë e Bardhë, do të ishte një tragjedi politike. Dhe unë do të ndjehesha i turpëruar nga vetja që nuk ngrita dorën dhe të kandidoja.
 
Megjithatë vështirësitë për Weld nuk janë të pakta, brenda një partie Republikane gjithnjë e më pranë presidentit Trump. Mbështetjen për Shefin e Shtëpisë së Bardhë e tregojnë kryesisht shifrat financiare. Nga fillimi i vitit ekipi i fushatës së Trump ka mbledhur rreth 41 milionë Dollarë, një shifër e pakrahasueshme me kundërshtarët demokratë. Në kampin rival, kandidatët kryesorë Berni Sendërs dhe senatorja e Kalifornisë Kamala Harris kanë mbledhur së bashku rreth 40 milionë dollarë./Tv Klan.al