Maqedoni
KShZ nesër dorëzon materialin zgjedhor në Komisionet Komunale
17.04.2019 10:58
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më së voni nesër duhet ta dorëzojë materialin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme lokale në tri komuna....

Sipas librit të afateve të Komisionit, materiali dorëzohet më së voni në afat prej 72 orësh para ditës së përcaktimit të zgjedhjeve. Sonte në mesnatë skadon edhe afati në të cilin, votuesit të cilët ditën e votimit ndodhen në mbajtjen e masës arrest-shtëpie, mund ta paraqiten në Komisionet Komunale Zgjedhore. Ata, sikurse edhe personat e sëmurë dhe të pamundur, personat të cilët janë shpërngulur brenda vendit dhe personat të cilët ndodhen në institucionet ndëshkuese përmirësuese, votojnë më 20 prill, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.
Më 20 prill votojnë edhe votuesit të cilët në ditën e zgjedhjeve janë për punë të përkohshme ose qëndrojnë jashtë vendit. Gjatë ditës së sotme, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve votojnë anëtarët e Këshillave Zgjedhorë në Përfaqësitë diplomatiko-konsullore, edhe atë në periudhën prej orës 7 deri në orën 19.
