Maqedoni

Anulohet gjykimi për rastin “Toplik”

17.04.2019 11:26

Gjykimi për rastin “Toplik”, i cili ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin....

Gjykimi për rastin “Toplik”, i cili ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit”, do të vazhdojë më 17 maj, pasi seanca e sotme është anuluar për shkak të mungesës së gjykatësit, Ognen Stavrev. Në seancën e sotme të pranishëm ishin i akuzuari i parë, Mile Janakieski, pesë të akuzuarit tjerë, si dhe dëshmitarët e ftuar.
 
Në seancën e radhës, siç është paralajmëruar, pritet të dëshmojnë 5 dëshmitarë. Gjykimi udhëhiqet nga Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i akt-akuzës është prokurori i PSP-së, Burim Rustemi. Sipas aktakuzës së PSP-së, i dyshuari i parë, Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka krijuar Komision për tenderë, të cilit i ka urdhëruar të zgjedh ofertues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishtë, edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.