Maqedoni
Zgjedhjet Presidenciale 2019, Pendarovski mbajti tubim në Kërçovë
17.04.2019 13:27
Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski....

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, mbrëmë në tubimin në Kërçovë, tha se qyteti është shembull për unitet dhe bashkim të llojllojshmërive dhe u bëri thirrje qytetarëve nga të gjitha bashkësitë etnike ta shfrytëzojnë votën e tyre dhe të zgjedhin përparim për ardhmëri të sigurtë në NATO dhe BE.
“Po kalon java e fundit, para vendimit në zgjedhje. Vota jonë vendos nëse Maqedonia e Veriut do të shkojë përpara drejt ardhmërisë së sigurt në NATO dhe BE, ose do të kthehet prapa. Nëse do të përcaktohemi për opsionin, i cili sjell jetë më të mirë, investime të reja, vende të reja të punës, perspektiva për të rinjtë. Ju dini se një nga problemet më të mëdha është shpërngulja e të rinjve. Me ftesën për NATO dhe BE, qindra milionë euro do të jenë të qasshme dhe hapin perspektiva të reja që të rinjtë këtu të jetojnë, të punësohen, fëmijët dhe nipërit tanë të jenë këtu afër nesh. Ftoj qytetarët nga të gjitha bashkësitë etnike ta shfrytëzojnë votën e tyre, dhe të marrin vendim, në interes të ardhmërisë së shtetit, sigurisë dhe stabilitetit, të zgjedhin përparim. Për rritje të përforcuar ekonomike, zhvillim më të fuqishëm dhe jetë më dinjitoze, të vazhdojmë së bashku përpara”,- deklaroi kandidati për president nga LSDM dhe Koalicioni qeverisës, Stevo Pendarovski.
Mbështetje në Kërçovë i dhanë edhe përfaqësuesit e BDI-së, ndërkohë që lideri integrist, Ahmeti, nga tubimi në Çair, tha se vota për kandidatin e përbashkët është votë që integron vendin në familjen evropiane.
“Kam përshtypjen se këto politikanë të vendit për fat të keq, nuk e kanë analizuar dhe studiuar materien, substancën e Marrëveshjes së Ohrit, ku postulat kryesorë është demokracia konsensual. Përse është luftuar, pse është insistuar për demokracinë konsensuale? Sepse për të arritur në pozicionin kryetar Kuvendi, për të arritur edhe funksione tjera sigurisht që duhet kompromisi, dakordësi dhe marrëveshje me palët tjera dhe pikërisht këtu është thelbi i demokracisë konsensual që buron nga Marrëveshja e Ohrit”,- tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kandidati Pendarovski sonte do të mbajë tubim me banorët e Shtipit.
Kryetari i BDI-së, Ahmeti, bëri të ditur se edhe kësaj radhe do të mund të dilnin me kandidat për presidentët shteti, por sa kjo do t’i ndihmonte konceptit dhe filozofisë dhe se në një të ardhme më jo shumë të largët shqiptarët nuk do të ishin më të etabluar, andaj dalja me një kandidat nuk do të kishte asnjë dobi, pasi është provuar më herët.
ZEIKIRIJA MEXHITI
