RUSI-UKRAINË
Putin: Bisedime për shtetësinë e rajonit lindorë të Ukrainës
31.08.2014 15:31
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës duhet të trajtojnë shtetësinë e rajonit.........

Në një intervistë për mediat ruse, Putin ka thënë se “Duhet të fillojmë menjëherë bisedime thelbësore për çështjen e organizimit politik të shoqërisë dhe për shtetësinë e pjesës juglindore të Ukrainës, me qëllim të mbrojtjes së interesave të ligjshëm të njerëzve që jetojnë atje”.
Putin po ashtu ka theksuar se Moska nuk mund të qëndrojë mënjanë “kur njerëzit në Ukrainë qëllohen”.
