Maqedoni

Zgjedhjet Lokale 2019, KKZ-Dibër, gati për zgjedhjet e së dielës

17.04.2019 14:32

Në komunën e Dibrës ditën e diel do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme lokale....

Në garë për kryetar komune janë me numrin 1 Hekuran Duka i BDI-së dhe me numrin 2 Arben Agolli - kandidat i Aleancës për Shqiptarët dhe Beses. Brenda kësaj fushate aktivitetet partiake janë realizuar të qeta dhe pa probleme. Pa probleme janë realizuar edhe përgatitjet e Komisionit Komunal Zgjedhor. Sipas sekretarit komunal zgjedhor, Ali Rexhës, në 27 vendvotime ditën e diel me të drejtë vote janë shënuar në regjistrin e votuesve 18.625 votues. 
 
Rexha thotë  se janë bërë të gjitha trajnimet e komisioneve votuese dhe pritet që ditën e diel zgjedhjet të përfundojnë në mënyrë të qetë e demokratike.
 
ATLI DEMA