BASHKIMI EVROPIAN

BE me udhëheqësi të re

31.08.2014 15:37

Bashkimi Europian me udhëheqës të ri......

Ministrja e Jashtme e Italisë, Mogherini do të zëvendësoje baroneshën Ketrin Eshton në postin e Përfaqësueses së Lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ndërsa Kryeministri polak, Donald Tusk do të zëvendëson Herman Van Rompuy në postin e Presidentit të Këshillit të Europës.

Dy postet konsiderohen mjaft të rëndësishëm për BE-në, pavarësisht se kompetencat e tyre janë të reduktuara dhe vendimet kërkojnë miratimin e të gjitha vendeve anëtare të unionit.

Ndërsa për kandidaturën e Kryeministri polak nuk pati asnjë rezervë, të paktën publike, për Ministren e Jashtme italiane vendet e baltikut kundërshtuan duke e quajtur si të papërvojë dhe të butë për t’u përballur me Rusinë.

Por 41-vjeçarja ishte preferenca e Kryeministri italian, Mateo Renzi që këmbënguli në zgjedhjen e saj.Të menjëhershme kanë qenë urimet e politikanëve shqiptarë për udhëheqësit e ri europjan.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti krahas urimit ka vlerësuar se “Konsensusi i arritur në kuadër të samitit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të zgjedhur dy nga postet kryesore të Brukselit sjell optimizëm që personat e emëruar në detyrat e reja, me mbështetjen e plotë të 28 vendeve anëtare, do të angazhohen fuqishëm për integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në Bruksel.

Në pritje të zgjedhjes edhe të Komisionarit të Bashkimit Evropian për zgjërim, qytetarët tanë presin që udhëheqja e re e Brukselit do ta vendos rajonin tonë si prioritet dhe do ti shton përpjekjet për ta ndihmuar tejkalimin e çështjeve bilaterale në mënyrë që Evropa të bëhet një dhe e bashkuar. 

Pikërisht, Samiti i Berlinit i organizuar nga Kancelarja Merkel është shembull i shkëlqyer për ta vijuar angazhimin evropian drejt promovimit të vlerave demokratike, ndërtimit të paqes së qëndrueshme, stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe integrimit të rajonit në BE-së, thuhet mes tjerash në urimin e kryetarit të BDI-së.

Të ngjashme janë edhe shpresat e Kryeministri në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili vlerëson se Lidershipi i ri evropian ka njohje të mirë të situatës në Ballkan dhe shpreson se do të arrijë që bashkarisht të avancojmë agjendën e dialogut dhe integrimit.

Thaçi ka shprehur bindjen se Tusk dhe Mogherini do të jenë “shtylla mbështetëse” të procesit integrues të Kosovës. Derisa kryeministrin shqiptarë Edi Rama, duke e vlerësuar këtë si lajm të gëzuar, shefen e re të diplomacies europjane Mogherini e ka cilësuar si , grua e re dhe e mençur, ndërsa Donald Tusk një reformator dhe europianist i vendosur. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)