Fshati SOS realizon projektin “Çdonjëri ka të drejtë për jetë më të mirë”

17.04.2019 19:15

Të rinjtë, e në veçanti grupet e rrezikuara sociale....

Të rinjtë, e në veçanti grupet e rrezikuara sociale, janë të diskriminuar në tregun e punës dhe ballafaqohen me sfida të ndryshme në jetën sociale dhe si rrjedhojë kane vetëbesim dhe motivim të ulët që ndikon ata të jetojnë në varfëri ose me ndihma sociale.

Për ta ndihmuar këtë gjendje Fshati SOS ka ndërmarrë  një sërë aktivitetesh në kuadër të programeve preventive për përkrahjen e të rinjve të rrezikuar në aspekt social në sferën e inkluzionit social dhe përmirësimit të gjendjes socio-ekonomike të tyre.

“Ky projekt është një shembull pozitiv se si me përfshirje të gjerë dhe bashkëpunim të mirë me të gjithë aktorët të cilët i prek kjo problematikë, mund të arrihet sukses dhe mund t’u ndihmohet grupeve të rrezikuara sociale në veçanti të rinjve të kenë të drejta të barabarta në tregun e punës”,- tha drejtoresha e Fshatit të Fëmijëve SOS, Juliana Nakova Gapo.

Projekti “Çdonjëri ka të drejtë për jetë më të mirë. Bëje hapin e parë!” u realizua nga Fshati i fëmijëve SOS me mbështetje të Ministrisë gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik dhe Fondacionit “Herman Gmajner” si dhe komuna e Gazi Babës nëpërmjet të cilit u arrit të përkrahen 335 të rinj, nga të cilët 130 janë punësuar ndërsa 56 kanë hapur bizneset e tyre personale. (Leunora Kaliqi, TVM2)