Holanda propozon pezullimin e lëvizjes së lirë për Shqipërinë
Një ditë pasi parlamenti holandez vendosi t’i kërkojë Komisionit Europian....

Një ditë pasi parlamenti holandez vendosi t’i kërkojë Komisionit Europian rikthimin e vizave për shqiptarët, ambasadorët e akredituar në Tiranë deklarojnë se asgjë nuk ka ndryshuar.
Sipas kreut të delegacionit të BE-së, Luigi Soreca (Luixhi Soreka), udhëtimi pa viza në zonën Shengen do të vijojë dhe do të jetë Komisioni Europian ai që e merr vendimin.
Në këtë linjë ishte edhe ambasadori italian në Tiranë, Alerto Cutillo (Alberto Kutilo). Por, Partia Demokratike thotë se lëvizja e lirë është seriozisht në rrezik dhe se shkaku për këtë është kryeministri Rama.
Edhe zyrtarë të tjerë të larte të Shqipërisë, mbrëmjen e djeshme u përpoqën të qetësojnë shqiptarët se do të mund të lëvizin të lirë, pasi rikthimin e vizave mund ta vendosë Komisioni Europian, me votë unanime. (Luljeta Ndoka, TVM2)
