BE-RUSI

BE paralajmëron Rusinë për sanksione të reja

31.08.2014 15:50

Bashkimi Evropaian ndez dritën e kuq, Rusia ka një javë kohë që të ndryshojë politikën e saj luftarake ndaj Ukrainës ose do të përmballet me sanksione të reja....

Nuk ka më lëshime, ultimatumi i dhënë nga udhëheqësit e unionit pas përfundimit të takimit në Bruksel është tejet seriozë, dhe njëkohësisht të gjitha liderat  present në këtij takimi  treguan gatishmëriti ti ndërmarin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhunën në Ukrainë.                                                    

"Jemi  shumë të brengosur nga përkeqësimi i situatës  në Ukrainë. Bashkimi Europian është gati të marrë masat e nevojshme në bazë të rrjedhës së ngjarjeve në terren” – deklaroi presidenti i KE-së, Herman Van Rompuy.

Në takimin e mbrëmshëm të udhëheqësëve të Bashkimit Evropain,në Brukësel që zgjati deri në mesnatë, të pranishëm ishin, Kancelarja gjermane Angela Merkel,presidenti francez Francoa Hollande, Daivid Cameron dhe zëdhënësja e Sigurisë e Shtëpisë së Bardh, Cailtin Hayden.

Merkel dhe Hollande thanë  se sanksionet e rreja do të vendosën  në rast se Moska, nuk ndryshon qendrimin e saj karshi konfilktit në Ukrainë brenda 7 ditëve të ardhëshme.

“Sanksionet e reja ndaj Rusisë supozoj do ta godasin sektorine e finacave dhe  sektorin  energjetik të Rusisë” – tha Kancelarja Gjermane, Angela Merkel.

“Furnizimin me armë në Ukrainë nuk do të ishin dhe nuk do të kishin ndihmuar në shuarjen e konfliktit. Ndaj Rusisë ne duam të dërgojm sinjalin se  Rusia duhet ti ndërprite  të gjitha furnizimet e armëve në Ukrainë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konfliktit në fjalë”  - u shpreh, Presidenti i Francës, Francoa Hollande.                                                        

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko sqaroi para liderëve europian se vendi i tij, ndodhet  pranë “një rrugë pa kthim”.

“Mendoj që jemi shumë pranë rrugës pa kthim. Pika pa kthim do të thotë luftë e përgjithshme. Çdo ofensivë që mund të mbërrinte (nga Rusia) do të ishte një pikë pa kthim, ndaj ne po bëjmë përpjekjet të jashtëzakonshme për ta shmangur këtë” – tha Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ultimatumin e Bashkimit Evropian e  mbështësin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Rexhep Qamili, TVM2)