Sudan, presidenti, Omar Al-Bashir, është dërguar në burg
Presidenti i përmbysur i Sudanit, Omar al-Bashir....

Presidenti i përmbysur i Sudanit, Omar al-Bashir, është dërguar burg disa ditë pasi u rrëzua nga pushteti dhe u arrestua nga ana e ushtrisë. Raportohet se presidenti Bashir, deri më tani ishte mbajtur i izoluar në një rezidencë presidenciale.
Omar al-Bashir u rrëzua nga pushteti pas disa muajsh protesta kundër tij. Ushtria njoftoi se ka marrë qeverisjen e vendit dhe se zgjedhjet e reja do të mbahen pas një periudhe transitore 2 vjeçare . Bashir, e ka qeverisur Sudanin që nga viti 1989.
Ai është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila e akuzon atë për organizimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në rajonin e Darfurit në Sudan. Por, shteti i Ugandës ka ofruar azil për presidentin e përmbysur të Sudanit.
Si vend anëtar i kësaj Gjykate, Uganda do të duhej ta dorëzonte Bashirin nëse ai arrin në këtë vend. Gjykata ende nuk e ka komentuar qëndrimin e Ugandës.
