Portugali, 28 të vdekur nga aksidentimi i autobusit
18.04.2019 12:50
Nga një aksident i autobusit me turistë në ishullin Madeira në Portugali...

Nga një aksident i autobusit me turistë në ishullin Madeira në Portugali kanë mbetur të vdekur 28 persona. Siç njoftojnë autoritetet shumica e viktimave ishin turistë gjermanë.
Autobusi, me të cilin po udhëtonin 55 persona, doli nga rruga dhe u rrokullis nga një kodër pranë Oqeanit Atlantik.
Banorët thanë se moti ishte i mirë në kohën e aksidentit ndërsa autoritetet e sigurisë njoftuan se po hetojnë shkakun e mundshëm të aksidentit.
