Oda e Ndërmjetësuesve: Ndërmjetësimi ka fuqi të zgjidh konfliktet
Ekspertë vendorë dhe të jashtëm nga fusha e ndërmjetësimit në kuadër të Konferencës....

Ekspertë vendorë dhe të jashtëm nga fusha e ndërmjetësimit në kuadër të Konferencës së parë europiane për ndërmjetësim, diskutuan për përfitimet nga procesit i ndërmjetësimit si një mundësi për zgjidhje efikase të kontesteve mes palëve.
Nga Oda e Ndërmjetësuesve thonë se ndërmjetësimi e ka fuqinë që të ulë ndasitë dhe konfliktet në mes qytetarëve në sfera të ndryshme dhe t’i kthejë palët në bashkëpunëtorë dhe parterë.
“Kjo konferencë tregon se Oda e Ndërmjetësuesve në Republikën e Maqedonisë së Veriut seriozisht është përfshirë me zhvillimin e ndërmjetësimin për arsye se ajo para së gjithash është në interes të biznesit, përmirësimin e bashkëpunimit, ndërtimin e miqësisë dhe uljen e konflikteve në shoqëri”,- theksoi kryetari i Odës së Ndërmjetësuesve, Sllave Mlladenovski.
Ministrja e Drejtësisë paralajmëroi ligj të ri për procesin e ndërmjetësimin, i cili pas zgjedhjeve pritet të kalojë në procedurë parlamentare.
“Një prej qëllimeve strategjike të qeverisë është ndihma për procesin e ndërmjetësimit. Si një proces i cili mundëson në mënyrë efikase dhe shpejt të zgjidh kontestet ndërmjet subjekteve juridike të cilat dalin nga marrëdhëniet e punës. Për t’i tejkaluar dobësitë ligjore të deritashme, Ministria e Drejtësisë ka përgatitur ligj të ri për ndërmjetësimin i cili në afat të shkurt kohor pas mbarimit të zgjedhjeve do të lëshohet në procedurë parlamentare”,- theksoi ministrja e drejtësisë, Reneta Deskovska.
Në periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2016 nuk ka pasur numër treshifror të shfrytëzimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërsa në vitin 2017 në 1367 raste palët përmes ndërmjetësimit kanë pasur mundësi për të zgjidhur kontestet ku 70% kanë përfunduar me marrëveshje. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
