“Reporterët pa kufij”: RMV në vendin e 95 për lirinë e mediave

18.04.2019 16:10

Maqedonia e Veriut mbetet në vendin e 95 sipas indeksit të fundit për lirinë e mediave të “Reporterëve pa kufij”

Maqedonia e Veriut mbetet në vendin e 95 sipas indeksit të fundit për lirinë e mediave të “Reporterëve pa kufij”. Vërejtja kryesore e “Reporterëve pa kufij” është gjendja e RTVM-së, ku thuhet se Qeveria ende nuk ka zbatuar reforma.

“Edhe pse situata u stabilizua në vitin 2018, qeverisja e re ende nuk ka ndryshuar Ligjin për radiodifuzerin publik, në kundërshtim me atë që paralajmëronte në vitin 2017”,- thonë nga kjo organizatë.

Pasi nuk janë regjistruar sulme ndaj gazetarëve gjatë vitit të kaluar në Maqedoni edhe siguria e gazetarëve shënon përparim.

“Reporterët pa kufij” paralajmërojnë se kultura e mosndëshkimit vazhdon në vend dhe se vetëm 2 nga 59 raste të regjistruara në vitet e fundit kanë qenë lëndë dhe kanë marrë vendim gjyqësor.

Po ashtu “Reporterët pa kufij’ i kërkon falje opinionit në vend pasi për shkak të një gabimi të dhënat në ueb faqen e tyre për vitin 2018 janë të njëjta sikurse për vitin 2019. Sipas raportit të “Reporterëve pa kufij”, Maqedonia në vitin 2017 ka qenë në pozitën e 111, në vitin 2018 në pozitën e 109, ndërsa në vitin 2019 në pozitën e 95. (Gyltene Sinani, TVM2)