SHBA-ISIS

Aeroplanë amerikan sulmojnë militantët e ISIS-it

31.08.2014 16:24

Aeroplanët luftarakë amerikan dhe aeroplan pa pilot kanë goditur militantët e Shtetit Islamik pranë qytetit Mosul të Irakut......

Lajmin e ka konfirmuar Komanda Qendrore e SHBA-ve e cila ka thënë se sulmet ajrore janë mbështetje për operacionet e forcave irakiane të sigurisë.

Në të njëjtën kohë, Pentagoni ka thënë se ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore dhe ka dërguar ndihma humanitare në qytetin Amerli. Ky qytet, i banuar me shumicë turkmene shiite, është i rrethuar nga militantët e Shtetit Islamik për rreth dy muaj.

Militantët e konsiderojnë pakicën turkmene si mohuese të besimit fetarë. Edhe Australia ka bërë të ditur se do të dërgojë pajisje ushtarake në Irak, për të ndihmuar luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Ndërsa Britania po shqyrton mundësinë që Xhihadistëve britanikë në Irak dhe Siri tu ndalohet përkohësisht të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar.