Anëtarësimi në BE, Mogerini: RMV të nis bisedimet në qershor

18.04.2019 18:23

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini....

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të nisin bisedimet për anëtarësim në union në qershor.

Në fjalimin e mbajtur në Komitetin për politikë të jashtme në Parlamentin Europian, Mogerini ka thënë se do të ishte gabim i madh strategjik nëse Bashkimi Europian nuk merr vendim për nisjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën.

“Kur e shikoni hartën e Europës, shihni që Ballkani është pjesë e saj. Për këtë arsye, në vend të termit zgjerim, unë personalisht do të doja të bisedojë për bashkim të sërishëm të Ballkanit me Europën”,- u shpreh Mogerini.

Mogerini si shembull të suksesshëm të politikës europiane mori marrëveshjen midis Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar me emrin.

“Politika jonë drejt Ballkanit është rrëfim i suksesshëm, i cili kishte fillim dhe rrugëtim të vështirë deri në vendosjen e besimit të ndërsjellë dhe sfidave në të ardhmen”,- tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini.

Komisionit Europian në fund të majit do të adresojë deri te Këshilli i BE-së rekomandimin për të arriturat e Maqedonisë në rrugën e saj drejt BE-së. Caktimi i datës për çeljen e bisedimeve varet nga vendet anëtare të Unionit. Qeveria e Maqedonisë së Veriut pret fillimin zyrtar të negociatave në dhjetor. (Meral Ismaili, TVM2)