RUSI-UKRAINË

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

31.08.2014 17:10

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer të burgosurit, të kapur gjat tensioneve të fundit qëkur rusia Aneksoi krimenë dhe the ekstremistët prorus vendosën kontrollë në disa qytete ukraisase......

Mediat ruse raportojnë se Ukraina ka dorëzuar dhjetë paratrupa të kapura ruse, ndërsa Rusia ka kthyer 63 ushtarë ukrainas, të cilët kanë kaluar në territorin e saj javën e kaluar.

Zëvendëskomandanti i paratrupave ruse, gjenerali Aleksei Ragozin, ka thënë se shkëmbimi i të burgosurve ka ndodhur pas "negociatave të vështira".

Ukraina ka thënë javën e kaluar se ka kapur dhjetë paratrupa ruse dhe i ka prezantuar ata para mediave si dëshmi se ushtria ruse është duke luftuar së bashku me rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Rusia ka thënë se paratrupat e saj kanë kaluar gabimisht kufirin.