Zgjedhjet Presidenciale 2019, Siljanovska Davkova mbajti tubim në Dellçevë

18.04.2019 18:57

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova....

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, mbajti mbrëmë tubim në komunën e Dellçevës.

Siljanovska - Davkova dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski, akuzuan politikat e LSDM-së, duke potencuar se asgjë europiane nuk ka në këtë Qeveri përpos retorikës së tyre.

“Duhet tua rikujtojmë më 21 prill dhe më 5 maj, se nuk mund të jetohet në një shtet ku është shkelur funksionimi i drejtësisë dhe se aty nuk kemi asgjë europiane. Europiane është vetëm retorika e tyre ku e kanë gojën plotë BE dhe NATO, dhe vazhdimisht vetëm këtë e përsërisin, mendojnë se sa më zëshëm e thonë këtë aq më shpejt do të marrim datë për fillimin e bisedimeve, por përkundrazi, populli është lodhur nga retorika e tyre boshe. Dhe për ta dëshmuar këtë se kanë dështuar në këtë drejtim, tani do të vijë letra ku thotë se nuk jeni të gatshëm, nuk jeni të përgatitur dhe se duhet të stërviteni pak. Ndërsa unë them se ne duhet të stërvitemi më datën 21 prill, dhe t’i lirojmë nga këto përgjegjësi politike, dhe më pas këtë stërvitje demokratike ta përsërisim edhe më datën 5 maj, por edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”,- tha kandidatja për presidente, Gordana Siljanovska Davkova.

“Pas fitores në Zgjedhjet Presidenciale, vjen hapi i dytë i cili është zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe një fitore bindëse e VMRO-DPMNE-së, sepse ky është koalicioni i partnerëve për një Maqedoni më të mirë, ky është koalicioni me qytetarët. Ndërsa më pas vjen hapi i tretë dhe më vendimtar, ai i formimit të qeverisë, i një qeverie me shumë punë, sepse kjo garniturë do të na lejë një Maqedoni të përlyer e të zhytur. T’i përcjellim fillimisht në pension politik më 21 prill dhe 5 maj dhe unë mund t’ju garantoj se nuk do ta jenë të qetë, sepse për të gjitha krimet, nënçmimet, shantazhimet do të japin përgjegjësi para drejtësisë nga i pari deri tek i fundit”,- theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Mickovski dhe Siljanovska – Davkova pranuan se më datën 21 prill nuk mund të zgjidhet kryetari i vendit, prandaj mobilizimi duhet të mbahet aktiv deri më datën 5 maj. (Fitim Kryeziu, TVM2)