Rama për nismën holandeze: BE nuk do të rikthejë regjimin e vizave

18.04.2019 19:23

Kryeministri, Edi Rama, nuk e sheh si problematikë vendimin e parlamentit holandez....

Kryeministri, Edi Rama, nuk e sheh si problematikë vendimin e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët. Nga foltorja e kuvendit, ai e cilësoi një çështje tërësisht të politikes së brendshme në Holandë dhe tha se nuk do të ndikojë në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

HAJDARI: NUK DO TË BOJKOTOJMË ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT

Por, Rudina Hajdari, duke folur në cilësinë e kryetares së grupit parlamentar të PD-së, tha se shkak për këtë vendim të Holandës është situata e kriminalitetit të shqiptarëve nëpër botë.

Gjatë ditës së sotme, Hajdari në emër të deputetëve të opozitës së re, u shpreh gjithashtu se do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, vendim i cili u përshëndet nga Taulant Balla i Partisë Socialiste.

 Vendimi u mor pas thirrjes së ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i bëri opozitës së re të marrë pjesë në zgjedhje. (Luljeta Ndoka, TVM2)