Bregu perëndimor, arrestohen 19 palestinezë

18.04.2019 19:39

Të paktën 19 palestinezë janë arrestuar gjatë bastisjes së mbrëmshme....

Të paktën 19 palestinezë janë arrestuar gjatë bastisjes së mbrëmshme të cilën forcat izraelite të sigurisë e kryen në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Jerusalemin Lindor.

Burimet lokale theksojnë se në Jerusalemin lindor janë arrestuar gjashtë palestinez, ndërsa në Bregun Perëndimor 13. Në mesin e të arrestuarve janë edhe dy të mitur dhe një grua.

Të arrestuarit ngarkohen për përfshirje në aktivitete terroriste. Sipas të dhënave të Unionit të familjeve të të burgosurve palestinezë, forcat izraelite vitin e kaluar privuan nga liria së paku 1.600 palestinezë.  

Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, në burgjet izraelite momentalisht gjenden së paku 5.700 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe të mitur.