Përfundon fushata parazgjedhore, heshtje zgjedhore nga mesnata, të dielën zgjedhje
Kandidatët sot janë në ditën e tyre të fundit të fushatës zyrtare...

Kandidatët sot janë në ditën e tyre të fundit të fushatës zyrtare, gati për votimin e të dielës për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në 3 komuna. Kandidati, Blerim Reka, i cili përkrahet nga Aleanca për Shqiptarët dhe “Besa”, dje me tubimin në Tetovë e përfundoi fushatën zgjedhore.
Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, fushatën e përfundon sot në pjesën perëndimore të vendit, respektivisht do të mbajë tubim në Strugë dhe në Ohër, ndërsa gjatë ditës do të ketë takime me qytetarët e Debarcës, Vevçanit dhe të Labunishtit.
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska –Davkova, do të jetë në pjesën lindore të vendit, më saktë do të ketë tubim në Shtip, ndërsa paraprakisht do të mbajë tubim edhe në Probishtip.
Të dielën mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme edhe në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë. Një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e votës do të mund ta realizojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona në arrest, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit, si dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar, të cilët kanë bërë tashmë kërkesë në komisionet komunale zgjedhore.
