Zgjedhjet Lokale 2019, Hekuran Duka në tubim përmbyllës në Dibër
Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës nga radhët e BDI-së, Hekuran Duka....

Kandidati për kryetar të komunës së Dibrës nga radhët e BDI-së, Hekuran Duka, gjatë përfundimit të fushatës së tij u bëri thirrje dibraneve që më 21 prill të votojnë për të, sepse ai premton program të realizueshëm i cili është në dobi për të gjithë.
“Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, Dibra dhe dibranët do të kenë mundësi që të votojnë dhe të zgjedhin më të mirin, të votojnë për ardhmërinë, rinin tonë të pastër dhe të mençur, e cila në këtë fushatë zgjedhore krah për krah me mua vizituan shtëpi në shtëpi qytetarët, duke ua prezantuar programin tonë zgjedhor. Ata nuk më lanë vetëm në asnjë moment duke më motivuar që të dërgojmë deri në fund këtë mision me ndershmëri, e kemi dhënë besa-besë se edhe pas zgjedhjeve do të vazhdojmë me të njëjtin intensitet, por edhe më fortë që t’i rrekemi punës që të vendosim nën kontroll deponinë e qytetit, do të zgjidhim çështjen e ujit të pijshëm, ndërtojmë parkingje, do t’i ndërtojmë dhe riparojmë rrugët, do të organizojmë aksione ekologjike, në çdo rrugë dhe rrugicë të Dibrës që qyteti ynë të jetë i pastër dhe t’i përngjajë një qyteti Europian”,- tha kandidati për kryetar për Dibër – BDI, Hekuran Duka.


Edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u tha banorëve të Dibrës së Hekuran Duka është zgjidhje më e mirë.
“Unë këtu kam ardhur që t’i them Hekuranit që do t’i qëndrojmë pas, pas gjithave projekteve dhe programit që juve ua ka prezantuar. Kam ardhur me të gjithë bashkëpunëtorët që t’i qëndrojmë pas Hekuranit që ai dhe ne të mos turpërohemi, por të dalim faqebardhë dhe krenarë në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve që dalin nga programi i tij dhe nga programi ynë. Nuk fiton Hekurani, por Dibra”,- tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti tha se beson që Hekuran Duka do t’i shpie të gjithë punët përpara dhe dibranët do ta vlerësojnë këtë. (Rexhep Qamili, TVM2)
