Vritet gazetarja në Irlandë, policia dyshon për sulme gjatë Pashkës

19.04.2019 14:20

Një gazetare është qëlluar për vdekje gjatë akteve të dhunshme në një qytet të Irlandës...

Një gazetare është qëlluar për vdekje gjatë akteve të dhunshme në një qytet të Irlandës, në atë që policia po e konsideron si “incident terrorist”.

Republikanë disidentë fajësohen për vrasjen e 29-vjeçares, Lyra McKee, pas trazirave të shkaktuara pas aksionit policor në zonën Cregan të Derryt gjatë natës së të enjtes.

Policia  kanë nisur hetimet për vrasje,  dhe dyshon se pas saj qëndron  grupi paraushtarak "New IRA". Dhuna nisi fuqishëm pasi policia bastisi disa shtëpi në dy zona pas paralajmërimeve se Republikanë disidentë të dhunshëm kanë planifikuar sulme në këtë qytet gjatë Pashkëve.

Mbi 50 bomba molotov u hodhën në drejtim të policisë, ndërsa dy automjete u rrëmbyen dhe më pas iu vu flaka.