Afrika e Jugut, shembet muri, 13 të vdekur në lutjet e Pashkës
19.04.2019 14:34
Të paktën 13 persona humbën jetën e shumë të tjerë u plagosën...

Të paktën 13 persona humbën jetën e shumë të tjerë u plagosën, nga shembja e një muri në një kishë të Afrikës së Jugut gjatë kohës kur sapo kishte nisur shërbesa e Pashkës.
Gati 30 persona u dërguan në spital, sipas shërbimeve të urgjencës. Një zëdhënës i policisë e lidhi tragjedinë me reshjet e dendura të shiut në zonë.
Shembja e murit ndodhi në pjesën provizore të planifikuar të jetë një shërbesë disaditore në kremtim të Pashkës.
Ceremonia e lutjeve u mbajt pas ngjarjes, në një tendë të improvizuar përpara kishës që u dëmtua.
