SERBI - RUSI

Serbia nuk mbështet sanksionet e BE-së ndaj Rusisë

31.08.2014 17:15

Qeveria e Serbisë nuk e ka ndërmend të vendosë sanksione ndaj Rusisë, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratisllav Gashiq.....

Këtë qëndrim Serbia e ka përcjellë në mënyrë të qartë te partnerët në Perëndim, ka deklaruar minsitri serb.

“Serbia është shumë e lidhur me Federatën Ruse, me të cilën ka marrëdhënie shumë të mira miqësore dhe ekonomike, si dhe përkrahje për zgjidhjen e problemit të Kosovës”, ka thënë Gashiq, raporton Evropa e Lirë.