Zgjedhjet Presidenciale, Guguçevska: Të përgatitur për zgjedhjet e 21 prillit
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka përmbyllur përgatitjet për zgjedhjet e 21 prillit....

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka përmbyllur përgatitjet për zgjedhjet e 21 prillit, ku të drejtë vote kanë 1 milion e 808 mijë e 131 votues.
Janë angazhuar 35 mijë persona në realizimin e procesit zgjedhor brenda shtetit, por edhe në përfaqësitë diplomatike në diasporë.
Materiali zgjedhor është dorëzuar deri tek 80 komisionet zgjedhore komunale dhe i njëjti të shtunën do të duhet t’u shpërndahet bordeve zgjedhore nëpër vendvotime.
“Në gjithsej 3480 vendvotime do të mund të realizohet votimi. Votuesit të drejtën e votës do ta realizojnë me dokument identifikimi. Edhe të shtunën do të votohet. Të drejtën e votës do të mund ta shfrytëzojnë disa kategori të qytetarëve edhe atë 1640 votues në burgje, 7 në qendrën e personave të shpërngulur, 1 781 votues në përfaqësitë diplomatike konsulare, 71 votues në dy shtëpitë e pleqve si dhe personat e sëmurë dhe ata që vuajnë dënim shtëpiakë”,- tha zëdhënësja e KShZ-së, Ljupka Guguçevska.
Procesi i votimit do të ndiqet nga monitorues të vendit, por edhe ndërkombëtarë të akredituar në vend. Në mesin e tyre do të ketë edhe gazetarë.
“Gjithsej 3 878 vëzhgues do të mbikëqyrin procesin. Prej tyre 419 janë vëzhgues ndërkombëtarë, 200 përkthyes dhe 20 gazetarë të huaj. Të tjerët 3150 janë vëzhgues të vendit”,- tha zëdhënësja e KShZ-së, Ljupka Guguçevska.
KShZ do të nis publikimin e rezultateve jozyrtare të arritura në rrugë elektronike pas mbylljes së kutive të votimit. Rezultatet zyrtare do t’i publikojnë të hënën. (Meral Ismaili, TVM2)
