Zgjedhjet presidenciale 2019, Siljanovska – Davkova mbylli fushatën në Probishtip

19.04.2019 20:55

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Gordana Siljanova Davkova....

Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Gordana Siljanova Davkova përmbylli fushatën në Probishtip. Sipas saj   ekonomia është në fund, shteti skajshmërisht i politizuar dhe partizuar, nuk ka drejtësi dhe për këtë nuk ka as bisedë për eurointegrime. Ajo bëri thirrje që me votën e tyre qytetarët të mposhtin siq  i quajti ajo,  të dëgjuarit partiak, dhe në vend të tyre të vijnë njerëz të mencur që prioritet do të kenë mirëqenien e popullit.

“Ky pushtet nga reformat zbatoi krimin, korupcionin, klientalizmin, dhe nepotizmin. Në këto reforma askush nuk mund ti tejkalojë  ata janë kampionë. Pushteti po lavdërohet se ka reformuar emrin, ajo nuk është reformë por një katastrofë dhe një hap i gabuar.Më 21 prill dhe 5 maj do të kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Koha e jonë po vjenë. Si president do të mundohem çdo ditë dhe në çdo hap ti bind qytetarët se nuk do të lavdërohem se kam fituar edhe një funksion por do të zgjidh problemet Maqedonase. Premtoj se do të ju ndihmojë edhe punëtorve të tekstillit që të respektohen të drejtat e tyre të mos ndjehen të rezikuar dhe të munduar. Për pushtetin partija është me më rëndësise se sa populli. Statusi është më me rëndësi se popopulli. Por ministër në përkthim don të thotë shërbëtorë i popullit dhe jo 102% shërbëtorë i kryeministrit. Premtoj se nëse bëhëm kryetare e RM do të luftojë që drejtsia të mbretërojë përfundimisht në shtet dhe do ti jep fund të zezës e cila po qeverisë në vend. Me fitoren time do të vijë koha e re për Maqedoninë, koha e drejtësisë e cila do të sundojnë në RM” – tha kandidatja për presidente nga rradhët e VMRO-së, Gordana Siljanovska - Davkova.

Kreu i VMRO-së Mickovaki e cilësoi situatën si tragjike dhe kërkoi votën për kandidaten e partiosë së tij për ti dhënë fund sic tha shtetit të kapur e për të kthyer shtetin e së drejtës.

“Situata është tragjike Maqedonia po lëviz në drejtim të gabuar. Bashkarisht të dalim më 21 prill dhe më pas më 5 maj që ta kthejm maqedoninë në rrugën e duhur .Shtet I së drejtës dhe kthim I shtetit ligjor është qëllimi jonë dhe kush më mir mund ta bën ktë gjë ta kthen drejtësin në nivelin e duhur përpos profesoreshës më inspirative e fakultetit të drejtësis dhe ajo është profesoresha Gordana Siljanovksa Davkova” – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Sipas MIckovskit, kthimi i shtetit ligjor dhe sundimi ligjit sjell investime ku do të krijohen dhe vende të reja pune , subvencione më të mëdha , rikonstruim të spitaleve , bursa për student , rritje pagash  pensione të denja për pensionistëve por fillimisht duhet ta kthejmë drejtësin në vend.