Zgjedhjet presidenciale 2019, Pendarovski përmbylli fishatën nga Ohri
Kandidati për President, Stevo Pendarovski fushatën parazgjedhore e ka përmbyllur në Ohër....

Kandidati për President, Stevo Pendarovski fushatën parazgjedhore e ka përmbyllur në Ohër.
Nga ky qytet për herë të fundit për rrethin e pare zgjedhor, kërkoi votën për në konceptin e integrimeve Euro-Atlantike. Ai tha se i takon votuesve të kësaj gjenerate që të votojnë që Maqedoninë e Veriut të anëtarësojnë në familjen Evropiane.
“Më 21 prill dhe në rrethin e dytë më 5 maj të gjithë ju keni në esencë një obligim shumë të lehtë,sepse dallmimet mes meje dhe kundërkandidates sime janë evidente. Të gjithë ju duhet ta përzgjidhni konceptin i cili e shpie Maqedoninë drejt Evropës,drejt botës së zhvilluar. Varianta e dytë shtë opcioni i opozitës i cili nëse kthet do të na kthej të gjithve pas një një tunel të errët ku kishte jetë vetëm për antarët e partisë në pushtet, familjarët e tyre dhe ne të gjithë tjerët as që numëroheshim se jemi të gjallë. Por tani më kur jemi liruar nga regjimi,është koha të hapërojmë sigurt drejt rrugës së integrimit,zhvillimit ekonomik dhe avansimit shoqëror. Në këtë rrugë ne nuk jemi të vetëm, por hapërojmë të gjithë së bashku. Ne tani kemi një shoqëri për të gjithë dhe jemi krenar që ky koncept garanton sukses dhe progres” – tha kandidati për president nga rradhët e LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski.
Kreu i LSDM-së, tha se Maqedonisë i duhet një president që do të bashkojë popullin.
“Së bashku mund të bëjmë shumë gjëra për ardhmërinë e vendit, ndërsa për të shkuar përpara kemi me kë të shkojmë, kemi Stevo Pendraovskin. Nuk kam fjalë se si mund ta përshkruaj perosnalitietin e Stevo Pendarovskin i cili përfqëson dinjitetshëm Maqedoninë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pikërisht në fund do të kemi president me të cilin të gjithë do të krenohemi. Ohri do zgjedh për më të mirën, jeni krenar pasi kemi shtet të plotë të cilin askush nuk mund të na e kontestoj. Të zgjedhium Pendarovksin për President të ardhshëm i cili do të përfaqëson të gjitha interest e të gjitha komuniteteve, maqedonasve shqiptarëve turqit vllehët romët, ska dilema më se drejt të cilit orientim jemi” – deklaroi Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Mbështetje i dhanë edhe partnerët shqiptarë të koalicionit.
“Unë besoj në mbështetjen tuaj të plotë, besoj në angazhimin tuaj. Në këto zgjedhje presidenciale e gjitha bota e ka kokën, vështrimin drejt shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, se a do të lënë dilem për përckatimin pro perdinimor, ska dilemë këtu.” – deklaroi Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
BDI përmbylli fushatën presidenciale në Tetovë prej nga kreu integrist Ahmeti tha se duhet parë drejt ardhmërisë dhe vizioni që con përpara këtë ardhmëri, është kandidati i përbashkët i partive qeveritare, Stevo Pendarovski. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
