DRAÇEVË

Rreth 50 të infektuar nga ushqimi i shpejtë në Draçevë

31.08.2014 18:17

Rreth 50 persona dyshohet të jenë helmuar që nga e marta me ushqim, nga një lokal për ushqime të shpejta në Draçevë të Shkupit.......

39 persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore në klinikën për sëmundje infective në Shkup, 12 prej të cilëve janë ndalur për kurim në spital, ndërsa të tjerët janë liruar për shërim shtëpiak.

Së fundmi ndihmë mjeksore kanë kërkuar edhe dy persona njëri i moshes 3 vjeçare, ndërsa tjetri 17 vjeç. Të gjith të këta persona kanë ngrënë hamburger të marten nga lokali i njejtë.

Nga Klinika Infektive bëjnë të ditur se pacientët kryesisht përballen me dehidrim, diare, temperature të lartë dhe vjellje.

Snezhana Stojkovska nga Klinika infektive konfirmon se bëhet fjalë për infektim bakterial, por priten rezultatet përfundimtare.