Maqedoni

Nesër mbahen zgjedhjet presidenciale, nga mesnata ka nsur heshtja zgjedhore

20.04.2019 12:17

Prej mbrëm në mesnatë në Maqedoninë e Veriut ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet....

Prej mbrëm në mesnatë në Maqedoninë e Veriut ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet e nesërme presidenciale dhe zgjedhjet për kryetar komune në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë.
 
Sot, votën e tyre do të mund ta japin 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest shtëpiak, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit, si dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar. Ndërsa të dielen në 3.480 vendvotime në në mbar vendin dhe në 32 venvotime në njësitë diplomatike konsulare do tëmund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.
 
Këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale që nga pavarësimi i vendit dhe zgjedhjet e para me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se ka bërë të gjitha përgaditjet për zgjedhjet e 21 prillit.