Botë
Prishtinë, kthehen nga Siria 110 kosovarë
20.04.2019 12:34
Mbrëmë janë kthyer në Kosovë 110 kosovar nga Siria, duke përfshirë gra dhe fëmijë....

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Institucionet po i trajtojnë dhe u ofrojnë ndihmë të gjithë të kthyerve. Ndërsa, të gjithë ata që kanë kryer vepra penale në zonat e luftës do të dalin para drejtësisë dhe do të dënohen konfrom ligjeve.
"Qeveria e RKS me ndihmën e SHBA-ve ka kthyer nga siria 110 qytetar që kanë qëndruar në vartat e luftës. Si pjesë e këtij koalicioni global kundër terorizmit, RKS ka qenë jashtëzakonsisht e suksesshme për të parandaluar shkuarjen, pjesamrrjen e qytetarëve tanë në konfliktet e huaja, ndërsa tani jemi duke u marr me veprime për ti kthyer edhe ata që kanë qenë në vatrat e luftës", tha Abelard Tahiri, ministër i drejtësisë-RKS.
Ndërkaq, drejtori i policisë, Rashit Qalaj, ka bërë të ditur se nga 110 të kthyerit nga Siria, katër kanë qenë luftëtar, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshi nëntë fëmijë që I kanë humbur prindërit në luftë.
"Policia e Kosovës me urdhër të prokurorisë speciale të RKS ka arrestuar katër luftëtarët e huaj kosovar të kthyer të cilëve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa veprimet tjera do të jenë në harmoni me dispozitat ligjore. Në zonën e konfliktit vazhdojnë të mbeten ende shtetas t Kosovës, vendëndodhja e të cilëve nuk është e qartë për shkak të rrethanave dhe situates së vështirë në Siri, megjithate ne jemi duke punuar në identifikimin dhe kthimin e mundshëm të tyre", tha Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës.
Operacioni për kthimin e këtyre qytetarëve të Kosovës nga SIria ka filluar që nga tetori i vitit të kaluar. Mendohet se mbi 400 qytetarë të Kosovës, kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e grupit militant Shteti Islamik. Më shumë se 70 prej tyre janë vrarë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
