Botë

Beograd, 100.000 pjesmarrës në demonstratën pro Vuçiqit

20.04.2019 13:00

Mijëra njerëz u mblodhën në Beograd për të manifestuar mbështetje ndaj presidentit, Aleksandar Vuçiq. Një pjesë të fjalimeve të zyrtarëve serbë në këtë tubim, e zuri edhe çështja e Kosovës....

Presidenti, Aleksandar Vuçiq, tha se ka vendosur të flasë para qytetarëve të mbledhur në Beograd vetëm për të ardhmen e Serbisë.Ai përsëriti qëndrimin se nuk do të ketë dialog me Prishtinën pa u hequr tarifa ndaj mallrave serbe. Ai, tha po ashtu se do të mbrojë popullin serb në Kosovë nëse do të jetë e nevojshme. 
 
Përndryshe qindra autobusë sollën pjesëmarrësit nga e gjith Serbia, duke krijuar rradhë me kilometra të gjata në qendër të qytetit. Thuhet se në tubim kanë marr pjesë edhe njerëz nga Bosnje-Hercegovnia, Kosova, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Mediat e afërta me qeverinë bënë fjalë për 100.000 demonstrues, vëzhguesit e pavarur nuk kanë publikuar shifra.
 
Ndërsa mediat opozitare raportuan, se qytetet dhe rajonet kishin marrë porosi të qarta, se sa vetë duhet të mobilizonin për mitingun mbështetës të presidentit. Gati të gjitha komunat në Serbi kontrollohen nga partia e Vuçiqit, SNS. Ndërkohë opozita ka bërë thirrje për kundërdemonstrata. Që nga dhjetori kritikë të qeverisë dhe parti opozitare protestojnë në mënyrë të përjavshme kundër politikës së Vuçiqut.