Botë
Venezuelë, Guido bën thirrje për protesta
20.04.2019 14:01
Udhëheqësi i opozitës venezueliane, Juan Guaido, u bëri thirrje mbështetësve të dalin në rrugë më 1 maj....

Udhëheqësi i opozitës venezueliane, Juan Guaido, u bëri thirrje mbështetësve të dalin në rrugë më 1 maj, për atë që ai e quajti “marshimi më i madh në histori” i vendit të Amerikës së Jugut, me synimin për të rritur presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro për t’u larguar nga pushteti.
Guaido, kreu i Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, i cili në janar thirri kushtetutën për të marrë një presidencë të përkohshme mbi bazën se rizgjedhja e Maduros më 2018 ishte e paligjshme, përsëriti thirrjen e tij për forcat e armatosura të vendit për të marrë anën e tij, në tre- muaj luftë pushteti. “Ata do të duhet të dëgjojnë njerëzit duke thënë: mjaft”, tha Guaido për një turmë të mbledhur në një shesh në Caracasin lindor, duke caktuar datën për marshimin më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithë njerëzve që të bashkohen në marshimin më të madh në historinë e Venezuelës, për të kërkuar fundin e uzurpimit në mënyrë që kjo tragjedi të përfundojë”.
Guaido është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve perëndimore si udhëheqës i ligjshëm i vendit të Amerikës së Jugut. Maduro e quan Guaido një kukull amerikane që kërkon ta rrëzojë atë me një grusht shteti dhe fajëson luftën ekonomike që u ka shpallur SHBA-ja, për problemet ekonomike të vendit. Partia e tij socialiste në pushtet shpesh i është përgjigjur thirrjeve të Guaido për protesta gjatë muajve të fundit me marshime të njëkohshme e tyre.
Guaido nuk ka specifikuar destinacionin përfundimtar të demonstratës së 1 Majit. Por disa të pranishëm të premten bënë thirrje që të marshonin në pallatin presidencial Miraflores. Pavarësisht ofertave të Guaidos për amnisti ndaj pjesëtarëve të ushtrisë që lehtësojnë një tranzicion, Maduro mbetet nën kontrollin e forcave të armatosura dhe funksioneve të përditshme të qeverisë.
