Maqedoni

KSHZ: Sot votojnë të burgosurit, personat me probleme shëndetësore dhe diaspora

20.04.2019 15:31

Prej mbrëm në mesnatë në Maqedoninë e Veriut ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet e presidenciale....

Prej mbrëm në mesnatë në Maqedoninë e Veriut ka nisur heshtja zgjedhore për zgjedhjet e presidenciale dhe zgjedhjet për kryetar komune në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë. Sot, votojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest shtëpiak, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit, si dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar. 
 
"Në 13 vendvotimet në entet përmirësuese ndëshkuese të drejtë vote do të kenë 1640 votues. Si pesona të sëmurë dhe të pa fuqishëm në shtëpitë e tyre do të mund të votojnë gjithsejt 3530 votues ndërsa 12 votues janë persona që gjenden në arrest shtëpiak. Për here të pare do të votojnë edhe votuesit që gjenden në dy shtëpitë për pleq, ku janë të regjistruar 71 votues", tha Admir Shabani nga KSHZ. 
 
 Poahstu sot votohet edhe në 32 venvotime në njësitë diplomatike konsulare jasht vendit, ku janë paraqitur për të votuar  1,781 votues. 
 
"Janë hapur vendvotimet në 32 përfaqësitë diplomatike konsulare të vendit", tha Shabani.
 
Të dielen në 3.480 vendvotime në në mbar vendin do tëmund të votojnë 1 miljon e 808 mij e 131 qytetarë. 
 
"Të drejtë vote në këtë zgjedhje kanë 1.808.131 votues të regjistruar në listen zgjehdore", tha Shabani
 
Këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale që nga pavarësimi i vendit dhe zgjedhjet e para me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. KSHZ ka lëshuar 3150 akreditime për vëzhgues vendor, 419 akreditime për vëzhgues të hauj, 289 akreditime për përkthyes, si deh janë akredituar 20 gazetar të huaj.
 
Për pyetje dhe vërejtje eventuale qytetarët mund të paraqiten në numrin pa pagesë 0800 555 444, ndërsa informacionet rreth zgjedhjeve mundi ti marrin në veb faqen e KSHZ-së dhe faqet në rjetet sociale.Ndërsa risi do të jetë edhe mundësia e komunikimit me KSHZ-në në gjuhën me shenja nëpërmjet video lidhjes në numrin 076-488-360.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI