Ademi vizitoi shkollën “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë

31.08.2014 18:22

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi ka vizituar sot shkollën fillore “Luigj Gurakuqi” në Zhelinë të Tetovës...

Ai nga afër ka parë punimet e renovimit të kësaj shkolle, ku nxënësit nesër do të mund të nisin vitin e ri shkollor në kushte më të mira.

“Sot jemi këtu në Komunën e Zhelinës për të parë investimet që janë bërë me ndihmën e prindërve dhe afaristëve që për mua flet shumë, sepse ndihmohet për të ndërtuar kushte më të mira për nxënësit në këtë shkollë. Përgëzoj të gjithë ata që kanë dhënë kontribut dhe shpresoj që ky të jetë shembull i mirë” – tha Ministri i Arsimit, Abdulaqim Ademi.

Ministri Ademi poashtu theksoi se përkushtimin e ministries së Arsimit  dhe Qeverisë për vazhdimin e investimeve për të përmirësuar kushtet për nxënësit dhe mësimdhënësit me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim.(Miftar Emini,TVM2)