Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale, MOST me 1500 vëshgues në terren, OSBE/ODIHR me 240 vëshgues në terren
20.04.2019 16:32
Mbi 1500 mbikqyrës të asociacionit qytetarë MOST do të vëzhgojnë procesin zgjedhor të së dielës....

Të shpërndarë në 1,160 vendvotime ata do të mbulojë 33 për qind të numrit të përgjithshëm të qendrave të votimit në gjithë teritorin e Maqedonisë së Veriut. Nga MOST njoftuan se po vëzhgojnë edhe procesin e sotëm ku po votojnë të burgosurit dhe personat me probleme shëndetësore.
“Vëshguesit e MOST si gjithmonë do të jenë statikë dhe ndjekin procesin e votimit gjatë gjithë ditës nëpër qendrat e votimit, ndërsa përkundër kësaj asociacioni MOST do të vepro me 100 ekipe mobile, të përbërë nga 2 vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe do të vëzhgojnë herë pas here vendet e votimit ku MOST nuk ka vëzhgues statik. Ndërsa poashtu me 80 vëzhgues do të vëzhgojë punën e komisioneve zgjedhore komunale dhe punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, tha Zlatko Dimitrioski nga MOST.
Vëshgim të procesit zgjedhor të bëj edhe misioni I OSBE/ODIHR të cilët permes 240 vëshguesve në mbarë teritorin do të pëcjellin votimin e së dilës. Ata do të vendosen në mënyrë uniforme në të gjithë vendin në mënyrë që të sigurojnë një shembull përfaqësimi të drejtë dhe të paanshëm për të cilin do të japin notat e tyre.
Edhe zyra e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjatë të dieles do të jetë e hapur, me qëllim që t’iu mundësojë qytetarëve të raportojnë shkeljen e të drejtës së votes. Nga Komiteti i Helsinkit thonë se qytetarët mund t’i dorëzojnë raportimet duke i bërë të ditura të dhënat e tyre personale ose në mënyrë anonime.
