Maqedoni

MPB: Letërnjoftime do të jepen edhe nesër

20.04.2019 18:31

Për shkak të zgjedhjeve presidenciale sektorët për punë administrative i MPB-së do të punojnë edhe më 21 prill, dhe më 4 dhe 5 maj kur do të mbahet rrethi i dytë.

Nga MPB-ja theksuan se të gjitha kërkesat për dhënie të letërnjoftimeve të dëmtuar, të humbur, apo të vjedhur, sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të lëshohen urgjentisht në të gjitha Sektoret rajonale për punë administrative pranë MPB-së edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik.
 
Poashtu Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se ditën e zgjedhjeve do të sigurojë atmosferë të qetë ashtu siç i ka hije një shoqërie demokratik dhe do të parandalojë çdo përpjekje për prishjen eventuale të procesit zgjedhor.