Botë
Bosnja dhe Hercegovina, kthehet një luftëtar i ISIS nga Siria
20.04.2019 19:02
Edhe në Bosnje e Hercegovinës, është kthyer nga Siria një luftëtar i ISIS i cili menjëherë është ndaluar nga policia.....

Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, I cili është i dyshuar për vepra kriminale të organizimit të një grupi terrorist dhe pjesëmarrjes në forca paraushtarake si dhe terrorizëm”, thuhet në njoftimin e prokurorisë boshnjake. Prokuroria e Shtetit në Bosnje kishte kthyer 46 persona nga Siria dhe Iraku në vitet e fundit.
Kthimi i personit me iniciale I.C, është bërë me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, për shkak të koalicionit global në luftimin e Shtetit Islamik. Sipas intelegjencës në Bosnjë, 241 persona dhe 80 fëmijë kanë lënë Bosnjën më 2012-2016 për të shkuar në Siri dhe Irak, ku si pasojë kanë lindur 150 fëmijë. Rreth 100 persona mbesin ende atje, përfshirë 49 gra, derisa 88 janë vrarë. Pas rënies së Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, disa shtete po ndërmarrin masa për kthimin e militantëve dhe familjarëve në vendet e origjinës.
